VMRO: Gruevski dhe Mijallkov nuk kanë biznese në kriminale në Serbi


Pas akuzave nga politikani serb, Vuk Jeremiç, se Gruevski dhe Mijallkov kanë biznese kriminale në Serbi kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Përmes një njoftimi me shkrim VMRO i ka mohuar këto akuza duke i quajtur defokusim të opinionit nga mediat e e financuar nga LSDM.

“As kryetari Nikolla Gruevski, as edhe Sasho Mijallkov nuk kanë asnjë lidhje me privatizimin e fabrikave në Serbi. As Gruevski, as Mijallkov nuk kanë tërhequr para nga Maqedonia për të blerë kompani në Serbi, ashtu siç raportojnë mediumet nën kontrollin e LSD-së. Zoran Zaev dhe LSD kanë nevojë për të defokusuar opinionin me çdo manipulim për të fshehur turpin që qytetarët çdo ditë e fshehin”, kumtojnë nga VMRO.

Në komunikatë mes tjerash theksohet se “të dënuarit për likuidimin e djemve në Liqenin e Smillkovcit lëshohen që të mbrohen në liri për veprën penale për terrorizëm, ndërsa burgosen patriotë që kur ngroh diell janë ata të cilët e duan atdheun”.