VMRO – DPMNE: Vendimi i Komisionit, revanshist


VMRO-DPMNE e ka vlerësuar revanshizëm politik ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit vendimin për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të kësaj partie.

“Seanca e sotme e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit është seancë partiake e LSDM-së e cila nuk tregoi dinjitet për të qenë në nivelin e detyrës që e ka dhe kjo është për të mbrojtur Kushtetutën dhe rendin kushtetues të vendit. Vendimi i sotëm nuk bazohet në fakte dhe argumente, por bazohet në dëshirën e pastër të LSDM-së për revanshizëm politik ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, por edhe ndaj shumë qytetarëve të cilët treguan mirësinë dhe vetëdijen personale të shprehen hapur kundër politikave të LSDM-së. Heqja e lirisë së deputetëve është dëshmi kulminante për mos-ekzistimin e sistemit të drejtësisë dhe mos-respektimin e Kushtetutës. Mesazhi që LSDM-ja përcolli sot është se nuk dëshiron të ekzistojë opozitë, as në Kuvend, as jashtë tij”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.