VMRO – DPMNE vazhdon me protesta dhe bllokime të udhëkryqeve


Partia e Nikolla Gruevskit edhe ditëve në vijim do të vazhdon me protestat. Sipas kumtesës së fundit VMRO – DPMNE përveç protestave, do të bllokon e bulevardet kryesore të Shkupit.

“Është sulmuar mendimi i lirë i qytetarit. LSD është duke u ballafaquar me të gjithë ata që e duan shtetin dhe e vlerësojnë. Në shekullin 21 kemi persekutim brutal politik. Maqedonia është vend i vetëm në botë ku këngëtar operistik, regjisor, aktor, arkitekta, mjek dhe dhjetëra patriot të tjera duhet të përgjigjen për vepër “terorizëm”.
E gjithë kjo ndodh përshkak se LSD dëshiron të ia mbyll gojën opozitës dhe të thyen rrezistencën kundër gjithë politikave antishtetërore të kësaj garniture qeveritare.

Në të njejtin moment është në fazë të përgatitjes së ligjit për lirimin e përmbi 1 mijë të burgosurve, persona që kanë bërë vepra të rënda penale, dhe paralajmërohet çlirimi i vrasësve të Liqenit të Smillkovës, dhe kur vrasësit lirshëm ecin rrugëve, qeveria regjisorët, aktorët, mjekët kushtimisht i aktuzon për terorizëm.

Për këtë arsye ftojmë të gjithë aktivistët tanë, qytetarët, përkrahësit të dalin rrugëve dhe të shprehin përkrahjen për patriotët dhe të tregojnë revoltën e tyre kundër persekutimit politik të qeverisë.

VMRO – DPMNE sot do të bllokoj rrugët vijuese në periudh prej orës 15-17:

-Udhëkryqi tek Mavrovasja;
-Udhëkryqi tek Porta Vlae;
-Udhëkryqi mes Bulevardit Jane Sandanski dhe Srbija në Lisiçe të Re;
-Udhëkryqi tek “Rampa” në lagjen Kisalla Vodë.

Njëkohësisht VMRO – DPMNE do të organizon protestë edhe para Ministrisë së Drejtësisë duke filluar prej orës 18.