VMRO – DPMNE vazhdon me bllokimin e udhëkryqeve në Shkup


VMRO-DPMNE po vazhdon me bllokimin e udhëkryqeve pas vendimit të gjyqit për paraburgim të deputetëve dhe të dyshuarve tjerë për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Partia e Gruevskit ka bllokuar për momentin edhe rrugën tek Q.T “Mavrovka” në Shkup ku komunikacioni zhvillohet me ndalesa, njofton Medial.mk.