VMRO-DPMNE: Të paraburgosurit e 27 prillit janë në gjendje të keqe shëndetësore


VMRO-DPMNE ka ndarë shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të të paraburgosurve për ndodhitë e 27 prillit, shkaku i kushteve johumane ku janë të vendosur.

“Qëndrojnë në temperatura minus, me nxehje dy herë në ditë në kohëzgjatje prej një orë”, thonë nga atje.

“Në shënjestër janë këta patriotë që i thanë jo huntës, ndërsa nesër në shënjestër mund të jetë çdo qytetar i këtij vendi që mendon ndryshe nga lidershipi në pushtet. Kjo çmenduri patjetër të ndalet, qytetarët nuk guxojnë të jenë viktimë e pushtetit”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.