VMRO-DPMNE sot organizon marsh protestues

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE nëpërmjet kumtesës së dërgur për media ka njoftuar, se sot, me fillim prej ora 19:00, do të mbajë marsh protestues në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë është errësuar, edhe atë e ndjen çdo qytetarë pa dallim të përkatësisë religjioze, kombëtare dhe politike, apo çfarëdo përkatësie tjetër. Premtuan jetë për të gjithë, sollën errësirë për të gjithë. Pikërisht për këtë, VMRO-DPMNE-ja i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët nuk pajtohet me shtetin tonë, të na bashkohen në marsh protestues sot, prej orës 19, nga sheshi VMRO deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Përndryshe, ditëve paraprake VMRO-DPMNE-ja ka protestuar ditëve të mërkura, në të cilat lideri i partisë, Hristijan Mickoski ka kërkuar duel televiziv me kryeministrit, Zoran Zaev, dorëheqjen e disa ministrave të Qeverisë së Maqedonisë dhe ndërprerje e procedurës për ndryshime kushtetuese.