VMRO-DPMNE: Qytetarët po ballafaqohen me cunami të çmimeve

Një vit LSDM, një vit rritje e varfërisë. Çmimet e naftës nga qershori i vitit të kaluar e deri sot u rritën për mbi 40 për qind. Prej 46 denarë për litër dieseli në vitin 2017, qytetarët tani paguajnë 65 denarë, reagojnë përmes kumtesës nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

“LSDM-ja goditi më të varfërit. Çdo familje mesatarisht paguan 12.000 denarë më shumë për disel se vitin e kaluar”, thuhet në kumtesë.

Siç thonë nga VMRO-DPMNE, LSDM-ja nuk punon për qytetarët, për këtë arsye e rriti akcizën për 3,5 denarë. Kjo shkaktoi shpenzim të drejtpërdrejtë prej mbi 40 milionë euro për qytetarët dhe për ekonominë, ndërsa në të njëjtën kohë e nxiti spiralen e rritjes së çmimeve, me çka shpenzimet për qytetarët janë disafish më të mëdha.

“Qytetarët ballafaqohen me cunami të vërtetë të çmimeve, goditje e cila është në dëm të drejtpërdrejtë për më të varfërit. Pushteti me rritjen e tatimeve për të varfërit e mbush buxhetin të cilin e zbrazë Zoran Zaev dhe karteli të cilin e udhëheqë”, thuhet mëtej në kumtesë.

VMRO-DPMNE u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët “nuk pajtohen me katastrofën ekonomike, e cila i ndodh shtetit, që më 2 qershor në orën 20 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të dalin dhe të thonë JO për kolapsin ekonomik, për shitjen e interesave kombëtare, për shtetin e robëruar dhe gjyqësinë e partizuar”.