VMRO-DPMNE: Qeveria nga 7 miliard euro buxhet, nuk dha as një denar për cilësi më të mirë të ajrit


LSDM shpenzuar shtatë miliardë euro, para të qytetarëve, pa investuat as një denar për të zvogëluar ndotjen e ajrit, ndërsa tani me arrogancë dhe pa turp kërkon donacione nga biznesmenët për të luftuar kundër ndotjes së ajrit, porositi VMRO-DPMNE.

“LSDM-ja s’ka plan për të hequr shtetin nga errësira në të cilën ajo e ka përmbytur. Shkupi për ditë me radhë është qyteti më i ndotur në Evropë dhe ndër dhjetë më të ndoturit në botë. Në krye të qyteteve më të ndotura evropiane janë edhe Manastiri e Tetova, e aspak më i pastër nuk është ajri në Strumicë, Koçan dhe Tetovë. Thjesht thënë Maqedonia po furet, ndërsa qeveria nuk ndërmerr asgjë, as një denar nga 7 miliard euro të buxhetit, për dy vite me radhë, nuk është investuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit, kështu që tani në vend të masave dhe projekteve, qeveria kërkon donacione nga biznesmenë, të cilët një herë veç më i kanë dhënë paratë në buxhet përmes taksave, para nga të cilat një pjesë duhej të përfundonte edhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit”, porositë partia më e madhe opozitare.

VMRO-DPMNE propozon katër masa për të përmirësuar situatën me ajrin ambiental.

“1. Në kushtet e ndotjes mbi koncentrimet e lejuara,  për 7 ditë me radhë, derisa të zgjatë ndotja të mundësohet transport publik falas..

2. Shërbimet e inspektimit, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, të punojnë në kushte të dimrit 24 orë dhe publikisht çdo ditë me emër dhe mbiemër , t’i shpallin ndotësit më të mëdhenj dhe, në përputhje me rrethanat, të shpallin masat që i kanë ndërmarrë.

3. Të pastrohen të gjitha e egra, sidomos çdo ditë të bëhet inspektimi i atyre vendeve ku ndizen mbeturinave që të shqiptohen masa ndëshkuese.

4. Të mundësohet mbrojtje e plotë shëndetësore falas për qytetarët, veçanërisht  për fëmijët dhe të sëmurët kronikë, për të cilat është konstatuar se shkak i sëmundjes është ndotja”, thuhet një deklaratën e partisë.