VMRO-DPMNE: Qeveria e Zaevit bën luks dhe harxhon miliona në punë jo produktive

Keqmenaxhimi i LSDM-së nuk ka fund. Në vend të investimeve në projekte dhe infrastrukturë, Qeveria e Zaevit bën luks dhe harxhon miliona në punë jo produktive. Më shumë se një vit gjithçka ka ndaluar”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

Kjo parti kërkon nga Qeveria që “në vend se të hedhë 1 milion e 300 mijë euro për promovimin e marrëveshjes kapitulluese për ndryshimin e emrit, paratë të shkojnë për ndërtimin e shkollës “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Ata shtojnë se 670 mijë eurot që Qeveria planifikon ti shpenzojë për furnizimin e luleve, që sipas VMRO-DPMNE-së është joproduktive, t’i japë për furnizimin e ambulancava dhe me ato para të blejë 15 të tilla.

“Në vend të luksit dhe blerjes së kafes prej 55 mijë eurove nga ana e Qeverisë dhe Bashkisë së Shkupit paratë të dedikohen për riparimin e ndonjë kopshti të fëmijëve”, thonë nga partia.