VMRO-DPMNE përgatit program të ri zgjedhor “besëlidhja e re”


Programi i ri zgjedhor i VMRO-DPMNE-së do të quhet “besëlidhja e re”, ka zbuluar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili sot ka qëndruar në Manastir, njofton Portalb.mk.

“Politika është proces dinamik, njëherë fitoni, tjetrën humbni. Kuptohet se i kemi analizuar gabimet nga e kaluara dhe në bazë të atyre gabimeve sjellim përfundime se si duhet që të vazhdojmë në të ardhmen. Mendoj se kemi marrë mësim nga gabimet që i kemi bërë në të kaluarën dhe të njëjtat do t’i korrigjojmë në të ardhmen”, tha Mickoski.

Në lidhje me informatat se Republika Veriore e Maqedonisë sipas të gjitha gjasave është zgjidhja përfundimtare për kontestin me emrin dhe është e mundshme që të arrihet marrëveshje në Prespë, Mickoski tha se Prespa është qytet i bukur në Republikën e Maqedonisë.