VMRO – DPMNE paralajmëron protestë të madhe popullore në maj


Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO – DPMNE, Hristijan Mickosi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë paralajmëroi protestë të madhe popullore në muajin maj.

“Paralajmërojmë protestë në të cilën VMRO – DPMNE do të shprehë të gjitha mospajtimet e saj me politikat aktuale të zbatuara nga shumica parlamentare e udhëheque nga LSDM-ja. Presim që deri atëherë VMRO – DPMNE do të përfundojë procesin brendapartiak të riorganizimit të brendshëm. Nuk presim nga kjo Qeveri, absolutisht asgjë, në të kundërtën, presim vetëm procese retrograde. Për këtë protestë presim përkrahje masovike nga qytetarët, që qytetarët të qëndrojnë pranë VMRO -DPMNE-së dhe politikave që ofron ajo”, tha Mickoski.
Protesta e madhe popullore do të organizohet para Qeverisë, si rezultat i, siç tha Mickoski, të gjitha politikave të gabuara që i ndërmerr Qeveria aktuale./Telegrafi/