VMRO-DPMNE paralajmëron protesta

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opozitare maqedonase ka paralajmëruar protesta në gjithë qytetet e Maqedonisë.

Mickoski tha se aksioni i partisë së tij “Vera për Maqedoninë” do të vazhdojë edhe në muajin tjetër.

Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja akoma zyrtarisht nuk është deklaruar nëqoftëse do të merr pjesë në referendumin e 30 shtatorit ose do ta bojkotojë, ndërsa për mjetet e fushatës kanë thënë se do t’i dorëzojnë për ndërtimin e Gjimnazit të Tetovës për paralelen në gjuhën maqedonase.