VMRO – DPMNE para një sfide të madhe, kryetar i ri ose kryetar-kukull?


23 dhjetori është ditë e rezervuar për Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë opozitare maqedonase VMRO – DPMNE. Sipas një pjese të analistëve në vend, statuti momental i VMRO – DPMNE-së i lejon kryetarit të saj aktual Nikolla Gruevski të vendos kryetar – kukull të cilin pikërisht ai do ta kontrollon për gjithçka që ndodh brenda partisë. I pyetur se kush mund të jetë pasaardhësi i tij, Gruevski u largua nga përgjigja se cilin kandidat do të përkrah.

“Në lidhje me emërimin e kryetarit të VMRO – DPMNE-së në kongresin e ardhshëm, si deri më tani gjithçka do të jetë transparente”, deklaroi Gruevski.

Në opinion vetëm se kanë filluar të qarkullojnë emrat e mundshëm për zavëndësimin e njeriut të parë të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Mes rrjeshtave, përmendet edhe rikthimi i mundshëm në pozitën e vjetër në VMRO – DPMNE të ish-kryetarit të kësaj partie, Ljupço Gjeorgjievskit. Por këtë mendim nuk e ndan ish-deputetja dhe anëtarja aktuale e VMRO – DPMNE-së, Gjulistana Markovska. Sipas saj, antarësia duhet vetë të mblidhet dhe të emëroj lider të ri, duke nënvizuar që VMRO – DPMNE është para një sfide të madhe të demokratizimit të partisë dhe se kongresi nuk mund të organizohet me statutin e vjetër përshkak se siç nënvizoi Markovska, i njejti i lejon kryetarit të partisë të vendos njeriun e vet në krye të VMRO – DPMNE-së.

“Para VMRO – DPMNE është sfidë e madhe dhe serioze të rikonstruimit me ndryshime serioze në Statutin e partisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e partive evropiane demokratike. Vendosshmëria aktuale e Statutit i jep liderit fuqi maksimale dhe faktikisht ai mund të “emëroj” lider të ri, më saktësisht të bëjë zëvendësimin e tij, dhe jo të bëjë demokratizim dhe ndryshime të vërteta. Pa marrë parasysh se opnioni është i njohur me disa emra, nuk pres betejë brendapartiake, por vetëm emërim të liderit të ri i cili do të qeverisë ashtu siç do ti thuhet”, deklaroi për “Gazetën e Pavarur”, Gjulistana Markovska.

Por sipas analistit Petar Arsovski, 23 dhjetori nuk do të jetë ditë e qetë dhe pret betejë të ashpër të anëtarëve të VMRO – DPMNE-së gjatë votimit të kryetarit të ri. Arsovski deklaroi se kjo parti para kongresit duhet të vendosë se a do të jetë parti demokratike ose jo. Ai njejtë si dhe Markovska, mendon se mundësitë janë të vogla që Gjeorgjievski të rikthehet në pozitën e kryetarit të VMRO – DPMNE-së.

“Unë mendoj se beteja tek VMRO –DPMNE do të jetë më e ashpër se sa beteja që ishte brenda LSDM-së sepse tradicionalisht betejat e VMRO-së janë më të ashpra. Pres që të marrin hov të gjitha apetitet dhe se ajo ditë nuk do të kaloj qetë. Mendoj që mundësitë janë të vogla që Gjeorgjievski ose ndonjë person i tretë i jashtëm të vendoset në këtë pozitë ndërsa e kundërta me mundësit që dikush nga brenda të zëvendësoj Gruevskin. Këtu duhet të konsiderohen edhe “Reformuesit” përshkak se ata kanë filluar të përfitojnë numër të konsiderueshëm të delegatëve. Qëllimi është se vallë nga kjo situatë, VMRO-ja do të del parti më pak ose më shumë e dëshiruar. Kjo është sfida më e madhe e kësaj partie”, deklaroi për “Gazetën e Pavarur”, Petar Arsovski.

Kandidati më serioz për pasaardhës të Gruevskit vlerësohet të jetë sekretari gjeneral i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickovski, i cili nuk e mohoi mundësinë që të kyçet në garë.
“Për momentin jam i përqëndruar në aktivitetet aktuale partiake, aspak nuk kam menduar për kandidimin e mundshëm në kongresin vijues të partisë. Çdoherë ekziston mundësia që të kandidohem në pozitën e kryetarit të VMRO – DPMNE-së”, deklaroi Mickovski.

Se pikërisht Mickovski është kanddiati më serioz dëshmon edhe hapi i tij fundit kur në zgjedhjet lokale u largua nga pozita e këshillatarit në Qytetin e Shkupit me arsyetimin se tërësisht do përqëndrohet në aktivitetet partiake. Por, përveç Mickovskit, nuk përjashtohet mundësia që lideri i partisë të emërohet edhe nga “roja e vjetër”, më saktësisht Antonio Milloshoski, Ilija Dimovski dhe ish-ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki. Si mundësi e fundit nuk përjashtohet as rikandidimi i Gruevskit dhe riemërimi i tij si lider të ri i VMRO – DPMNE-së.

Blerim Ismaili