VMRO-DPMNE: Pa dekret të nënshkruar nga Ivanov nuk ka ligj për gjuhët


Orce Gjeorgjievski anëtarë i KE të VMRO-DPMNE-së në një kumtesë deri te mediat thotë se “Ligjin jokushtetues, të pazbatueshëm dhe të dëmshëm për dygjuhësinë, Lidhja Socialdemokrate dhe BDI-ja me forcë dhe në mënyrë të kontrabanduar e shtynë në Kuvend, me shkelje flagrante të ligjit dhe rregullores së punës”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, institucioni i vetëm që nuk iu nënshtrua presioneve të Lidhjes Socialdemokrate dhe BDI-së dhe qëndruan në mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesave shtetërore është Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov,.

“Drejtori i Gazetës Zyrtare, nëse tenton ta publikojë ligjin për dygjuhësinë pa nënshkrim të Presidentit Ivanov me vetëdije do të kryejë vepër penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë. Kjo vepër nuk vjetërsohet për një vit, dy apo tre që të mund të amnistohet nga gjyqësia e Zoran Zaevit. Duke pasur parasysh peshën e veprës dhe dëmet e mëdha për buxhetin e Republikës së Maqedonisë të cilët do ta shkaktonin publikimin e kundërligjshëm në Gazetën Zyrtare, paragrafi 5 nga neni 535 parashikon dënim me burg prej të paktën pesë vjetëve” thuhet në kumtesë.

Po ashtu nga VMRO-ja thonë se Kushtetuta dhe ligjet janë të qarta, Talat Xhaferi nuk mund të lejojë ta nënshkruajë ligjin për dygjuhësi në vendin dedikuar për nënshkrim të Presidentit Ivanov.

“Kushtetuta duhet të respektohet. Pa nënshkrim të dekretit nga ana e Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk ka ligj, ndërsa nëse dikush tenton dhe guxon ta shkelë Kushtetutën do të mbajë përgjegjësi dhe përgjegjësi penale përkatëse. VMRO-DPMNE nuk e pranon këtë ligj dhe asnjëherë nuk do ta njohë”, thuhet më tej në kumtesë.