VMRO-DPMNE: Në Maqedoni të kthehet shteti i së drejtës


VMRO-DPMNE vazhdon të reagojë për paraburgimin e siç thotë patriotëve.

Prokuroria publike dhe gjyqi po merren më këtë proces klasik të montuar pa argumente juridike, kanë thënë nga VMRO-ja opozitare. Sipas kësaj partie të akuzuarit nuk kanë kryer akt terrorist.

“Të paraburgosurit nuk mund të përsërisin vepër që nuk e kanë bërë. Ata nuk kanë arsye të ndikojnë në hetimet, ndërsa më së paku planifikojnë të braktisin Maqedoninë. Ata janë njerëz që kanë familje, prindër dhe miq dhe gjithë jetën kanë kontribuuar për atdheun”, kanë thënë në VMRO-DPMNE, duke shtuar se në Maqedoni patjetër të kthehet shteti i së drejtës dhe të kthehemi në rrugën drejt BE-së e NATO-s, transmeton Medial.mk.