VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshmme


Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend ka nxitur reagime te partia opozitare VMRO-DPMNE. Kreu i kësaj partie tha se ky është akt i tradhëtisë dhe për këtë duhet dhënë përgjegjësi. Ai kërkon që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, në të cilat tha se do t’i mposhtin ata që ndryshuan emrin e shtetit.

“Maqedonia me Zaevin vetëm po humb dhe derisa këto njerëz janë në pushtet, Maqedonia do të vazhdojë të humb. Për këtë kjo duhet të ndalohet dhe dërpritet. Për shkak të kësaj, VMRO-DPMNE kërkon lëshim të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale. VMRO-DPMNE do të fitojë dhe vullneti i popullit do të përmbushet”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai shtoi se  ndryshimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë joligjore, jotransparente dhe kundër ligjeve. Me kërcënime dhe me presione.