VMRO-DPMNE: Kërkojmë drejtësi, e jo amnesti për 27 prillin


VMRO-DPMNE nuk e pranon ofertën e kryeministrit Zoran Zaev që të falë ngjarjet e dhunshme të 27 prillit që ndodhën vitin e kaluar në Kuvend. Nga opozita maqedonose thonë se “27 prilli” është ngjarje e fabrikuar, pa dëshmi dhe argumente. VMRO-DPMNE theksoi se Zaev duhet t’u kërkojë falje familjeve të të akuzuarve dhe pastaj ata t’i shpallë të pafajshëm, pasi siç vlerësojnë, procesi për 27 prillin është politik, ndërsa të akuzuarit padrejtësisht po mbahen në paraburgim.