VMRO-DPMNE do të propozojë ligj për amnisti për personat e dënuar të 27 prillit


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se para organeve të partisë së tij do të propozojë që të përpunojnë ligj për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Kryetari i kësaj partie  ka kumtuar se partia fillimisht pret që të shohë nëse do të ketë referendum.

Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, mbrëmë i ka zbuluar kërkesat kyçe prej të cilave varen hapat e tyre politike. Ai ka kumtuar se partia fillimisht pret që të shohë nëse do të ketë referendum, cila do të jetë pyetja e referendumit dhe cilat do të jenë hapat e pushtetit, ndërkaq më pas do të sjell vendim nëse do të marrim pjesë në referendum.

“Nuk e dimë nëse sigurt do të ketë referendum. Nuk e di si Zaev e planifikon referendumin, kur për atë duhet të kemi të formuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Do të shohim se si do të zhvillohet procesi, të presim, pastaj do të veprojmë dhe do t’i informojnë qytetarët”, deklaroi Mickoski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se para organeve të partisë së tij do të propozojë që të përpunojnë ligj për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Mickoski gjithashtu ka thënë se propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend dhe se do të kërkojë mbështetje edhe nga deputeti Ziadin Sela.

“Si kryetar i VMRO-DPMNE-së përpara organeve do të propozoj dhe do të kërkoj mbështetje nga ana e Komitetit Ekzekutiv që të përpunojnë ligj për amnisti të këtyre njerëzve, pasi që shihet qartë se është qërim i hesapeve politike, dhe jo dëshmim të veprës penale. Nëse marr mbështetje, pasi që të përpunohet ky ligj, i njëjti do të dorëzohet në Kuvend. Do të kërkoj mbështetje edhe nga ana e Ziadin Selës që ta përkrahë të njëjtin ligj’, tha Mickoski.

Por, VMRO-DPMNE nuk është patjetër që të kërkojë ligj për amnisti, pasi që e ka të njëjtin. Iniciativa për përgatitjen e saj u miratua nga Komiteti Ekzekutiv më 18 tetor të vitit 2017, që partia edhe publikisht e kumtoi. Megjithatë, nga LSDM-ja thonë se nuk do të ketë amnisti, por do të ketë drejtësi.

“Ndoshta Mickoski ëndërron për amnisti, por amnisti për krim nuk do të ketë. Pastrim me krimin e VMRO-DPMNE-së dhe drejtësi për të gjithë, është interes i shtetit. Mickoski as të mos mendojë ta frenojë ardhmërinë e Maqedonisë. Nuk do të lejojmë që të kthehemi në të kaluarën e errët të izolimit, korrupsionit, krimit dhe pasigurisë.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale shtatë persona të akuzuar për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela në ngjarjet e 27 prillit, i dënoi me gjithsej 82 vjet burg. /Art Channel/