VMRO-DPMNE distancohet nga protesta e nesërme për çështjen e emrit


VMRO-DPMNE nuk do të jetë pjesë e protestave të nesërme, kundër çështjes së emrit, të cilat do të organizohen nga Kongresi Botëror Maqedonas (KBM).

Kjo parti ka vendosur që të distancohet nga kjo protestë.

“E respektojmë të drejtën demokratike, të garantuar me kushtetutë, për protestë. Secili mund të vendosë të organizojë ose të merr pjesë në çfarëdo lloj proteste. Në lidhje me protestën e paralajmëruar për nesër, nuk jemi organizatorë, e as që qëndrojmë pas. Kur VMRO-DPMNE-ja do të organizojë protesta, do të informojë dhe do t’i thërrasë qytetarët në masovitet”, thonë nga kjo parti politike.