VMRO-DPMNE deri tani ka parashtruar 70 amandamente dhe kërkon shumica ta tërheq ligjin për gjuhët


Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së deri tani ka parashtruar 70 amandamente për ligjin me të cilin avancohet përdorimi i gjuhës shqpe, e sa do të jetë numri i përgjithshëm, sipas Vllatko Gjorçevit, do të varet ng a përgjigja e shumicëc në pushtet për krkesat e tyre për tërheqjen e tekstit dhe për dialog.

Gjorçev në konferencë për shtyp në Kuvend tha se ata janë të gatshëm të bisedojnë për ligjin, për të cilin vlerësojnë se duhet të miratohet me konsenzus. Ai vlerëson se teksti i ligjit duhet të përgatitet përmes dialogut, që do të thotë avancimi i të drejtave jo vetëm të gjuhës shqipe, por edhe të gjuhëve të bashkësive më të vogla, dhe njëkohësisht të jetë në pajtim me Kushtetutën.

“Të formohen grupe punuese, të konsultohet opinioni ekspert, të shihen përvojat ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për përfshirje më të madhe dhe përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë. Njëkohësisht nuk dëshirojmë të merren vendime që janë të përgatitura në shpejtësi. Nuk është mirë vetlëm në emër të formimit të ndonjë koalicioni në afat të shkurt të bëhen ligje që janë të këqija, të pathëna dhe të cilat numër i madh i njerëzve nuk dinë si t’i zbatojnë, as, t’i kuptojnë” tha Gjorçev.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se sjella e tillë e ligjit për përdorimin e gjuhëve ka të bëjë ekskluzivisht me dëshirën e LSDM-së dhe të BDI-së që me çdo çmim ta ruajnë koalicionin dhe pushtetin.

“Qartë ishte se LSDM-ja i humbi zgjedhjet e kaluara, por me çdo çmim dëshiroi të formojë qeveri. Ai ‘çdo çmim’ të cilin ata ishin t gatshëm ta ofrojnë është, mes tjerash, edhe ky ligj. problemi është se ky ligj është kontestuar nga numër i madh i ekspertëve në vend, nga presidenti, bashkësitë lokale nuk dinë si ta zbatojnë këtë ligj…”, tha Gjorçev.

VMRO-DPMNE-ja opozitare do të marrë pjesë në Kuvend vetëm në pjesën që ka të bëjë me ligjin për gjuhët, e në tjetër tani për tani nuk do të marrë pjesë.