Vllatko Gjorçev shpall kandidaturën për president


Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev ka zyrtarizuar kandidaturën partiake për president të vendit. Gjorçev në shpalljen e kanditaturës kërkoi mbështetje nga të gjithë qytetarët.

„Ka momente në jetë kur njeriu duhet që të gjitha njohuritë e tij dhe të gjitha gjërat që i ka bërë t’i shfrytëzojë në funksion të shtetit. Nuk guxojmë dhe nuk duhet t’i lejojmë edhe tre vite si këto. Maqedonia po humb, po ecë mbrapa dhe po errësohet. Situatat nuk janë të mira në Maqedoni. Për këto arsye du të ju njoftoj se kandidohem për kryetar të Maqedonisë – tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.

Konkursi brenda partisë së Mickoskit për kandidatë të ri akoma vazhdon por deri tani nuk janë zbardhur emra të kandidatëve të tjerë.