Vlerësimi i Prokurorisë për pronarin e këmbimores që vrau dy persona


Prokuroria Publike Shkup kumtoi se është hequr aktakuza kundër pronarit të këmbimores në Kisella Vodë i cili para një viti vra.u dy persona që tentuan ta grabisin.

Në kumtesën ceket se padia penale është refuzuar për shkak se ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë hetimi, përkatësisht të drejtën për mbrojtje të nevojshme sipas nenit 9 të Kodit Penal.

“Kundër personit, nga ana e MPB-së – SPB Shkup, u ngrit padi për veprën penale Vra.sje nga neni 123 të Kodit Penale për ngjarjet që ndodhi më 27.11.2017 në këmbimoren në Kisella Vodë. I akuzuari, pronar i këmbimores, me pistoletë që e ka poseduar me leje, ka vra.rë dy persona të cilët në mënyrë të dhunshme kanë hyrë, kanë kërcënuar me pistoleta, dhe i kanë shkaktuar goditje në kokë dhe kurriz dhe janë përpjekur të kryejnë vepër penale grabitje në këmbimore”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Themelore.

Nga Prokuroria shpjegojnë se në mesin e provave të tjera, ndaj të dyshuarit është konstatuar se ai ka qenë i shëndoshë psikologjike dhe i llogaritshëm, por se në momentin kritik te ai është paraqitur frikë për shëndetin dhe jetën e tij, që ka kulmuar kur dy personat kanë hyrë në këmbimore dhe kanë kryer sulm fizik ndaj tij.