Vjen dorëheqja tjetër tek Antikorrupsioni. Ja kush është


Zhaklina Damçevska është anëtarja e tretë e Komisionit për Antikorrupsion që ka dhënë dorëheqje, mëson TV21. Mësohet se dorëheqja është deponuar mëngjesin e sotëm në Komision, ndërsa e njëjta është shkaku i presionit politik dhe medial.

Për këtë hap, së pari u përcaktua anëtari dhe ish kryetari i Antikorrupsionit Goran Milenkov, ndërsa shembullin e tij e ndoqi edhe kryetari i Antikorrupsionit Igor Tanturovski. Mbetet të shihet nëse edhe anëtarët e tjerë Farie Aliu, Najo Spasevski dhe Suzana Taskova- Axhikotareva do të dorëhiqen. /Medial.mk/