Vjen dorëheqja e parë nga ASH, ja cili drejtor u largua


Pas intervistës së mbrëmshme të Liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili foli për aktualitetet e fundit që kanë të bëjnë më tërheqjen e ASH nga Qeveria dhe dorëheqjet e funksionarëve, ka nisur të ndodh kjo.

I pari nga funksionarët që është dorëhequr sot është Ruzhdi Matoshi, drejtori i Agro Bursës së Maqedonisë. Kjo është konfirmuar për INA nga vetë Matoshi, i cili ka theksuar se respekton vendimet e kreut partiak.

Matoshi konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e Selës, por i njohur me karrierën e tij politike si dhe ish-komandant i luftërave të UÇK-ve në Kosovë dhe më pas në Maqedoni.