Vjedhje në ekspoziturën e NLB Bankës në Saraj


Një grup i armatosur sot në mëngjes e ka vjedhur ekspoziturën e NLB Bankës SHA Shkup në komunën e Sarajit. Nuk ka të lënduar. Për momentin ende nuk ka hollësi për dëmin e bërë.

Organet kompetente kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me bankën për zgjidhje më të shpejtë dhe më efikas të rastit dhe zbulimin e hollësive.

“Në momentin e ngjarjes në ekspoziturë kanë qenë të pranishëm të punësuar dhe klientë, të gjithë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Përfaqësues të bankaës janë në kontakt me klientët dhe të punësuarit të cilët kanë qenë të pranishëm në filial, duke vendosur sigurinë  e shëndetit të tyre në plan të parë”, kumtuan nga NPB Banka SHA Shkup.

Mjetet e klientëve janë të sigurta sepse, siç qëndron në kumtesë, banka ka siguruar tërë pronën dhe mjetet e saj.