Vizita e funksionarëve të lartë të NATO-s dhe KE-së, anulohet për nesër


Vizita e paralajmëruar në Republikën e Maqedonisë e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri Politike, ambasadorit Alehandro Alvargonzales dhe Maçej Popovski, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, është anuluar për nesër, për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit në Bruksel pasi sot ishin penguar që të fluturojnë dhe të arrijnë në Shkup

Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, të dy përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe të Komisionit Evropian takimet e parashikuara për sot, do t’i realizojnë nesër.

Alvargonzales dhe Popovski sot duhet të takoheshin me kryeministrin Zoran Zaev si edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov si dhe me nënkryeministrat dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë Bilen Saliji. Ata do të duhej të takoheshin edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Vizita e të dy funksionarëve të lartë të NATO-s dhe BE-së është me rëndësi të veçantë për njohjen e proceseve reformatore të vendit që i zbaton Qeveria aktuale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë dhe fillimin e negociatave me BE-në.