VIP përgatitet për ribrendim në A1


Operatori i telekomunikacionit “Vip” vitin e ardhshëm do ta përfundojë tërësisht procesin e bashkimit dhe do të riemërohet në “A1”.

Drejtor i ri ekzekutiv i “Vip”-it, Mislav Galerm sot në konferencën për media tha se procesi i bashkimit të kompanive do të përfundojë në tërësi në vitin 2018.

Pritet lidhja sistemore e operatorëve të përfundojë në vitin 2018. Bashkimi filloi në tetor të vitit 2014 kur një anëtare e grupacionit Telekom Sllovenia, One SHPK Shkup nënshkroi marrëveshje për bashkim me operatorin VIP, anëtare e grupacionit Telekom Austria.

Paralajmëroi se deri tani janë investuar 35 milionë euro dhe se kur do të përfundojë tërë procesi lartësia e investimit do të jetë 70 milionë euro.

Gjithashtu theksoi se “Vip” do të riemërohet në “A1”.