Vijon agjendë e pasur e jashtme-politike, emri në fazën finale


Pas paralajmërimit të takimit të ri midis Dimitrovit dhe Koxiasit më 12 prill në Ohër dhe deklaratat optimiste të kryeministrit Zoran Zaev, vlerësohet se kontestit të emrit po i vjen fundi.

Kryeministri Zaev, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, MIA tha se beson se negociatat janë në drejtimin e duhur.

Kur të dëgjoni paralajmërimin për takimin Zaev-Cipras ta dini se jemi këtu me zgjidhje të dinjitetshme për shtetin – ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.