Vidhen 15 mijë euro në një banesë në Shkup


Në një banesë në Shkup janë vjedhur 15.000 euro. Vjedhja ka ndodhur në rr. “Hristo Tatarçev”.

“I.I. (37) dje në mëngjes ka denoncuar se është kryer vjedhje e madhe në shtëpinë e tij. Vjedhësi duke shfrytëzuar çelës – kallauz të bravës dhe e ka hapur pas çka ka hyrë në banesë dhe ka marrë rreth 15.000 euro, pas çka e ka braktisur vendin e ngjarjes, njofton  Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së është duke u punuar në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit.