(VIDEO) ZUCKERBERG: Kemi zbuluar shumë profile të rrejshme nga Maqedonia

Njeriu i parë i Facebook, Mark Zuckerberg, në një intervistë ekskluzive për CNN, ka folur rreth skandalit të “Cambridge Analitica” i cili ka punuar për fushatën e Donald Trump dhe në mënyrë joligjore ka mbledhur të dhëna për 50 milionë profile në Facebook.
Në intervistë Zuckerberg ka folur edhe për lajmet e rrejshme dhe theksoi gjatë zgjedhjeve në SHBA janë zbuluar një numër i madh i profileve të rrejshme edhe nga Maqedonia, të cilët kanë prodhuar “fake news”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se është e qartë që në vitin 2016 nuk kemi qenë në krye të detyrës që t’u përgjigjemi pengesave ashtu si duhet, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA ose lajmet e rrejshme. Në 2017 kemi gjatë zgjedhjeve speciale në senatin në Alabama, kemi pasur mjete të reja për të detektuar lajmet e rrejshme dhe kemi gjetur mjaft të tilla nga Maqedonia. Na pret punë e madhe që të pengojmë shtetet si Rusia të mos përzohet në zgjedhjet e vendeve tjera dhe të pengojmë shpërndarjen e lajmeve të rrejshme”, ka thënë mes tjerash Zuckerberg.

Maqedonia ka filluar të njihet si qendër e lajme të rrejshme, pasi gjatë zgjedhjeve në SHBA poashtu u zbuluan disa lajme të rrejshme nga të rinjtë e Velesit. Përgjigjen e Zuckerberg për lajmet në Maqedoni mund ta dëgjoni nga minuta 7:45.

/Telegrafi/