(Video) Zaev: Tani është koha të marrim përgjegjësinë për të ardhmen


Kryeministri Zoran Zaev sot i ftoi qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të dalin në referendumin të shpallur për më 30 shtator, duke theksuar se tani është koha që çdo qytetar i vendit ta ndërmerr përgjegjësinë për të ardhmen.

“Secili nga ne është i detyruar ta ndërmerr përgjegjësinë për të ardhmen e tij dhe për të ardhmen e vendit të tij. Vota juaj është e drejta juaj. Mos lejoni që dikush ta keqpërdor të drejtën tuaj”, tha Zaev në konferencën për shtyp, në të cilën ishte i shoqëruar nga të gjithë ministrat e Qeverisë.

Theksoi se qytetarët nuk guxojnë të lejojnë që askush t’i hezitojë që të dalin dhe ta thonë mendimin e tyre për Marrëveshjen e Prespës dhe për hyrjen e vendit në BE dhe NATO dhe shtoi se Qeveria do ta respektojë verdiktin e zgjedhjes demokratike, pa dallim të rezultatit.

“Tani është koha për vendim. Përkujtohuni në referendumin e vitit 1991, vendim i madh i një populli të madh shtet-formues, i cili u përcaktua për të ardhmen e tij, për shtet të pavarur. Atëherë dëshmuam se jemi komb që mëson nga historia, komb i mësuar nga historia, se nuk do t’i përsërisë traumat e saj. Secili nga ne është i detyruar ta ndërmerr përgjegjësinë për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e vendit të tyre”, tha Zaev.

Iu drejtua edhe siç tha të gjithë anëtarëve të ndershëm të VMRO-DPMNE-së që ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe i porositi se dera është e hapur.