(VIDEO) Zaev flet për gjuhën, zgjerimin e koalicionit qeveritar, ardhjen e Koxiasit…


ryeministri Zoran Zaev sot është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me temat aktuale. Ndër pyetjet që ai ka dhënë përgjigje kanë qenë ata lidhur me gjuhën, zgjerimin e shumicës parlamentare, ardhjen e Koxiasit në Shkup dhe tjera, njofton Medial.mk.

Z.Zaev, për kur është njoftuar ardhja e Nikos Koxiasit këtu në Shkup?

Ashtu siç jam i informuar do të jetë 22 ose 23 mars, nuk i di saktë oraret e ardhjes, por e di se do të jetë këtë javë, ndërsa në fund të javës së ardhme është takimi me Metju Nimicin.

Çka prisni të bisedohet?

Këto janë hapa për mundësinë e përafrimit drejt zgjidhjes së problemit që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues. Unë besoj se gjithsesi kjo është e mundur të zgjidhet, jam optimist përderisa në të njëjtën kohë ne kujdesemi për dinjitetin dhe identitetin dhe absolutisht për mua është e rëndësishme se si opinioni grek e pranon atë, nëse do të jetë e pranueshme për institucionet, besoj edhe për politikanët dhe kryeministrin Aleksis Cipras. Duhet të jetë e rëndësishme se si do të pranohet këtu tek qytetarët e Maqedonisë, por edhe si do të kalon nëpër institucionet e sistemit. Megjithatë je jemi vetëm individë që negociojnë, në fund, institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë janë ato që vendosin. Besoj se mund të bëhet hap i mirë. Ndoshta jo të zgjidhet deri në fund, por të bëhet një hap i përafrimit, sepse po kalojnë ditët dhe muajt, dhe ne duam që deri verës ta zgjidhim këtë problem, shoh që edhe pala greke e kërkon këtë zgjidhje.

Komisioni Antikorrupsion është në dorëheqje. Si prisni që të zgjidhet ky problem, a do të ketë mundësi që në një të ardhme të afërt të kompletohet kjo përbërje?

Çështja është e Kuvendit, unë e di vetëm atë që kam lexuar nga mediat. E di se disa persona kanë dhënë dorëheqje dhe e di se përgatiten ndryshime dhe plotësime të ligjit. Ajo që është e rëndësishme për mua do ta them, na duhet të jetë absolutisht ekspert, profesional, i pavarur sepse ky është një nga institucionet më serioze “Çek and Balans” ose korrektuesi më serioz i pushtetit ekzekutiv, por edhe një nga organet kryesore që e lufton korrupsionin në shoqëri. Për atë, pres vendosje me të vërtetë profesionale dhe eksperte të Komisioni Antikorrupsion.

Kishte kritika nga ambasadori Xhes Bejli për vendimet në Këshillin e Prokurorisë publike për zgjedhjet e prokurorëve, edhe pse nuk keni ingerenca direkte aty, cilat janë pritjet e juaja, ndonjë mesazh?

Nëse deklarohem për pritjet e mia ose të jap mesazh do të përflitet për përzierje në atë sektor. Gjithsesi, opinioni është i zëshëm, ka liri dhe debati është i hapur, në përputhshmëri me të çdo kush duhet të udhëhiqet si njehet dhe si mendon që është më mirë për të dhe për institucionin në të cilin punon, udhëheq apo diçka të njëjtë. Nënkupton që nuk dua të futem në komente më të detajuara. Unë vetëm do doja të shtoja në këtë se çfarë do të ndodh në ditët e ardhshme, natyrisht ajo shkakton reagim të brendshëm tek unë dhe jam i obliguar që ta ndajë me opinionin. Protesta është e drejtë kushtetuese dhe është e lejueshme që qytetarët të protestojnë, por ajo që po bëhet para shtëpive, para fëmijëve të deputetëve, para anëtarëve të familjeve të tyre dhe prindërve të tyre, është absolutisht e papranueshme sepse shkel privatësinë e familjes. Po drejtohen kërcënime direkte, përhapje e frikës ndaj fëmijëve. Ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdon kështu, MPB sigurisht që ka ndërmarrë veprime, këtu ka disa vepra penale që po bëhen. Dua që të gjithë ta dinë se fëmijët e deputetëve dhe çdo gjë rreth meje unë personalisht do t’i mbrojë.

Z.Zaev, duke pasur parasysh miratimin e ligjit për gjuhët dhe protestat e paralajmëruara nga VMRO-DPMNE, po futemi në një kapitull të ri të krizës politike, kemi gjithashtu edhe çështjen e emrit?

Unë besoj që jo, megjithatë faktet që ekzistojnë, e dini si, nga këto grupet e “viberit” të krijuara nga VMRO-DPMNE për organizim të protestave, kur keni 20 persona së paku 2 i ndajnë edhe me oponentët, ashtu që gjithçka është e qartë kush qëndron prapa atyre protestave dhe si i organizon. Absolutisht është e qartë edhe kush çfarë parash pranon dhe nga i pranon. Atë që dua ta them është ajo që ndodhi në Kuvend, në përputhshmëri me të drejtën e kryetarit të Kuvendit, të konstatohet si jo e rregullt e jokushtetuese shqyrtimi i amandamenteve, ishte zgidhja e vetme, pas vendimit për të bllokuar me 36.000 amendamente dhe e gjithë kjo do të thotë funksionalizim i Parlamentit. Ajo që është e rëndësishme dhe duhet ta kuptojnë të gjithë është se ne jemi vend multietnik. Shumë lehtë është të mbjellni nacionalizëm në një vend multietnik, çështja është si do të ndërtoni shoqëri në të cilën çdo kush do të ndjehet i barabartë. Apeloj, le të frymon ligji, le të jeton, le ta sheh dritën e ditës, dhe do të shohin të gjithë se nuk është dhimbje për vdekje, gjuhë është, nevojë është, gjuha është që të kuptohemi, asgjë nuk do të ndryshon në Maqedoni. Nga ky aspekt, me të vërtetë janë hipokrite gënjeshtrat që të flitet se në Maqedoninë lindore do të duhet të mësohet gjuha shqipe ose ndonjë tjetër, këto janë gënjeshtra me bisht. Lirojeni ligjin, të jetojë dhe të shohin të gjithë se vetëm mund ta forcon këtë shoqëri për të gjithë, ku do të kemi qytetarë të barabartë, të cilët bashkë do të angazhohen për atë që është e rëndësishme për të gjithë, e ajo është shëndetësia, arsimi, ekonomia, infrastruktura, lufta kundër korrupsionit.

Në pjesën për krizën politike…?

Jo, absolutisht mendoj që jo, sepse grupet punuese nga ajo që di unë po vazhdojnë, bisedojnë për reformat, unë vazhdoj me detyrimet e mia për informimin e opozitës dhe të Presidentit të shtetit, ajo që arriti si nevojë për informim. Me siguri pas takimit me Metju Nimicin do të pason edhe një takim liderësh, kjo për mua është detyrim i të gjithëve në shoqëri dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, ndërsa besoj se nuk ka as shanse të vogla për ndonjë krizë politike.

Rreth zgjerimit të shumicës parlamentare, në fundjavë kishte komente edhe nga Aleanca për Shqiptarët, a ka mundësi, a i keni filluar bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare?

Jo, nuk kam filluar ende, këtë javë planifikoj të filloj bisedime me partitë të cilat kanë deputetë në Kuvend, ndërsa deri tani nuk janë pjesë e shumicës parlamentare dhe ashtu si do rrjedhin bisedimet, menjëherë do ta ndajë dhe do ta paraqes para juve gazetarëve dhe mediave.