(VIDEO) Teuta Arifi shkon në vendin e tragjedisë, kritikohet ashpër nga familjarët


Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka vizituar vendin e ngjarjes ku humbën jetën nëna së bashku me katër fëmijët si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre në orët e para të mëgjesit.

Ajo u kritikua ashpër nga familjarët, të cilët thonë se moszhbllokimi i rrugëve si dhe mos rregullimi i parkingjeve kanë penguar ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve.

“Ju nuk ndërmerrni masa dhe lini që të digjen njerëzit, shkatërrohet popullata, ndërsa gjërat tjera… Jam dakord edhe me këtë shokun se ata me mish e shpirt arrijnë të depërtojnë, kurse ju nëpër ato zyrat e juve i lejoni të shkatërrohen të gjitha”, deklaroi një familjar.