(VIDEO) Tension mes policisë dhe protestuesve në Tiranë


Mijëra shqiptarë janë mbledhur në protestën e opozitës përballë Kuvendit, duke e rrethuar këtë institucion ku brenda sipas PD-së dhe LSI-së, janë deputetë që mandatin e kanë blerë. Në një moment situata është tensionuar dhe Forcat e Rendit pritet të hedhin gaz lotësjellës. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Me këto thirrje, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë së vendosur para Parlamentit.