(VIDEO) Stoltenberg: Maqedonia mund të marrë ftesë për në NATO gjatë samitit të radhës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së , Jens Stoltenberg shpreson se do të dërgohet ftesë për anëtarësim në NATO për Maqedoninë gjatë samitit të radhës që pritet të mbahet me datë 11 dhe 12 Korrik në Bruksel, informon MEDIAL.

“Shpresoj se do të ketë përparim të marrëdhënieve me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pasi që ata arritën marrëveshje me Greqinë lidhur me çështjen e emrit. Nëse ajo marrëveshje finalizohet dhe zbatohet në tërësi, emri i ri i këtij shteti do të jetë republika e Maqedonisë së veriut dhe atëherë mund të flasim për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO të IRJM-së. Sinqerisht besojë se këtë do të mund ta bëjmë”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për televizionin francez “France 24”.