(Video) Skandal në Kosovë: Haradinaj me forcë largon nga foltorja profesoreshën nga Shqipëria

Gjatë fjalimit të saj të paplanifikuar për nder të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i doli telashe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Pasi tha disa fjalë në foltore, kryeministri u nis drejt saj dhe e kapi me forcë për dore duke i kërkuar që të largohet prej aty.

“Urdhno” – i tha zonja teksa kryeministri u nis drejt saj.

“Me gjithë respektin për ju, por vazhdon ceremonia” – i tha kryeministri asaj, teksa e kapi me forcë për dorës dhe u mundua ta largonte.

Zonja i reagoi kryeministrit duke i thënë se nuk mund të sillet ashtu me të.

“Mos me kap kështu…, ti nuk mundesh…” – vazhdoi reagimin ajo.

Kryeministri vazhdonte insistimin e tij për ta larguar, përderisa zonja mbahej për foltores dhe duke refuzuar.

Kryeministri kërkoi ndihmën e sigurimit, të cilët me forcë e larguan zonjën nga aty.

“Shiqoni, vazhdon ceremonia në bazë të programit…” – tha tutje kryeministri.

Zonja dëgjohej edhe më tutje tek refuzonte veprimin e kryeministrit dhe të pjesëtarëve të sigurimit.

“Turp i madh…” – tha ajo.

Ceremonia për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdoi edhe më tutje me fjalimet e tjera që ishin të parapara në protokoll.