(VIDEO) Rokulliset autobusi me udhëtarë në autostradën Shkup-Tetovë


Një autobus plot me udhëtar është përmbysur në autostradën Tetovë -Shkup afër fshatit Laskarc.  Sipas informacione jozyrtare ka një numër të madh të të lënduarve.

Në vendin e ngjarjes janë  ekipet zjarrfikëse që të ndihmojnë në nxjerrjen e të lënduarve, ndërsa spitalet në Shkup janë mobilizuar që të pranojnë të lënduar.

Aksidenti sipas dëshmitarëve okularë ka ndodhur pasi që autobusi ka kaluar në anën tjetër të rrugës, e ka rrëzuar bankinën e rrugës dhe është përmbysur në humnerë.

MPB-ja së shpejti paralajmëroi më tepër informacione për aksidentin.