(Video) Rita Ora vallëzon nën tingujt e çiftelisë në aeroportin e Veronës


Rita Ora mori dje një dhuratë krejt të veçantë prej kryebashkiakut Veliaj, e cila me siguri që do të ruhet për shumë kohë dhe do të zërë një vend të veçantë për këngëtaren dhe për familjen e saj.

Veliaj surprizoi Rita Orën duke i dhuruar një çifteli, e cila qëndronte në zyrën e Erion Veliajt.

Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që njëri prej miqve të saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj.