(Video) Protestë në Tetovë kundër hapjes së kazinove


Sot u mbajt protesta e paralajmëruar kundër hapjes së një kazinoje në afërsi të shkollës medicinale dhe Universitetit të Tetovës.

Një numër i madh qytetarësh kanë bllokuar rrugën “Ilindenska” që çon në drejtim të Gostivarit, duke mbajtur parulla në dorë dhe fërshëllyese.

Vërehet edhe prani jo shumë e madhe e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Kryetarja e komunës Teuta Arifi tha se ka patur komunikime me qytetarët që e kanë filluar këtë aktivitet. Sipas saj, insepktoratet komunale nuk janë kompetente për të marr hapa në drejtim të kësaj çështje.

Në mbledhjen e Këshillit komunal, janë dhënë propozime që këto kazino të hapen më së paku 300 metër larg institucioneve shtetërore dhe arsimore.

Protestuesit thërrasin për shkolla, dhe jo për kazino. Ata kritikojnë edhe institucionet për neglizhencë.