(Video) Prifti Stevan Zdravevski kërcënon se me armë do ta mbrojë emrin


Prifti Stevan Zdravevski në protestën e djeshme deklaroi se do të luftojë me të gjitha format e mundshme që të mbrojë emrin Maqedoni. Ai ka kërcënuar se do të përdorë edhe armë.

“Ne nga Kisha me lutje, por nëse duhet do të marrim armët në dorë dhe nuk dot ë rimë duarkryq. Do të mbrojmë atë që është e jona dhe është e shenjtë, që e kemi trashëguar nga të parët tanë, që duhet tua lemë brezave tanë”, ka thënë ai në protestën që u mbajt dje në Kuvend.