(VIDEO) Përballimi i sfidave të gjyqësorit, Bilalli-Zendeli: Reforma gjithëpërfshirëse


Profesoresha universitare e së drejtës ligjore, Arta Bilalli-Zendeli e ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21, ka theksuar se reformat në Republikën e Maqedonisë duhet të jenë gjithëpërfshirëse, ato po zhuvillohen në mënyrë të ngadaltë, prandaj krijohet përshtypja se ato nuk po zhvillohen fare, shkruan Zhurnal.

“Procesi i reformave në Republikën e Maqedonisë po shkon në formë të ngadaltë, mendoj se duhet të jetë një provec gjithëpërfshirës, për arsye se për veç votimit të ligjeve, pritet që të votohen edhe ligjet reformuese në prag të marrjes së rekomandimit nga Komisioni Evropian. Çështja kryesore ëstë që të ndërhyjet në reformimin e faktorit njëri, menatlitetit të njerëzve të cilët duhet të punojnë dhe duhet ti pranojnë ato reforma si pjesë e domosdoshme e punës së tyre”, vlerëson Arta Bilalli-Zendeli, profesoresh universitare, transmeton Zhurnal.

Sipas saj, sistemi i drejtësisë në Republikën e Maqedonisë paraqet një ndër sistemet më të gryera, gjatë viteve apo dekadave të fundit dhe nevojitet një reformim gjithëpërfshirës, dhe prandaj mendoj se e gjithë kjo shkon në formë të ngadaltë, e jo se nuk po zhvillohen fare. /TV21