(VIDEO) Papa Françesku shërben meshë në sheshin “Maqedonia”


Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku paradite do të shërbejë meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Në meshë marrin pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga jashtë vendit.

Papa në shesh erdhi me “papamobil” ku u prit nga shumë qytetarë të mbledhur.

Kreu i Kishës katolike të Romës pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe grupit të qytetarëve nga kategoritë e cenueshme.

Pas liturgjisë  do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.