(Video) Liderët nuk arrijnë marrëveshje për çështjen e referendumit

Liderët e partive politike nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e mbajtjes së referendumit për emrin e shtetit. Kryeministri Zoran Zav, ka mbajtur një konferencë për gazetarë pas përfundimit të takimit, gjatë të cilës deklaroi se kreu i VMRO-së, Hristian Mickovski e zgjodhi anën e gabuar të historisë duke kundërshtuar dakordimin për çështjen e referendumit.

Ai mes tjerash, tha se KSHZ megjithatë do të ketë dhe se referendumi do të zbatohet.

“Edhe krahas kësaj që pasdite nuk u arrit marrëveshje për referendumin mbetet e dakorduara nga pjesa e paradites të bisedimeve për ligjin për financimin e partive politike, për Qeveri teknike sipas konceptit të Përzhinës dhe për KSHZ-në”, tha Zaev.

Pas ndërprerjes së takimit të liderëve kryeministri tha se edhe Mickoski nuk ka dashur t’u bëjë thirrje votuesve të VMRO-DPMNE-së të votojnë në referendum me bindje personale dhe se lideri i opozitës gjithashtu nuk ka arritur të njohë momentin dhe, siç tha, gënjen se dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare në BE dhe në NATO.