(Video) Lëvizja Besa merr Ministrinë e Kulturës


Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa gjatë mbledhjes së sotme vendosi që të bëhet pjesë e Qeverisë dhe të pranojë kështu Ministrinë e Kulturës, theksoi kreu i kësaj partie Afrim Gashi.

“Neve na është besuar që të udhëheqim sektorin e Kulturës, dhe kjo për ne është nder dhe një mirënjohje e madhe, sepse vitet e fundit u betonizua, ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore që për fat të keq deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, theksoi kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.

Ndryshe Ministria e Kulturës deri më tani është drejtuar nga LSDM-ja.