(VIDEO) Kosova ia ka dhënë Anglisë golin më të shpejtë në 26 vitet e fundit


Anglia mbrëmë në duelin me Kosovën në ndeshjen e kualifikimeve për EURO 2020 pranoi gol në sekondin e 34-të. Ky është goli më i shpejtë i pranuar i “Albionit Krenar” në 26 vitet e fundit.

Golashënuesi ishte futbollisti i Lacios, Valon Berisha.

Ndeshja përfundoi me fitore të Anglisë 5:3.

Golin më të shpejtë kombëtarja e Anglisë e ka pranuar në nëntor të vitit 1993. Atëherë në kualifikimet për Kampionatin Botëror në vitin 1994, lojtari i San Marinos, Dejvid Gualetieri e goditi golin anglez në sekondën e tetë.