(Video) Kaos në Parlementin e Shqipërisë: Në kushte ekstreme Arta Marku betohet si Kryeprokurore


Kaos në Parlamentin e Shqipërisë gjatë ceremonisë së emërimit të kryeprokurorit të ri. Sipas pamjeve që vinë nga Parlamenti, opozita në Shqipëri proteston në Parlement me të gjitha metodat e mundshme për të penguar votimin Arta Markut për Kryeprokurore e përkohshme, por protesta janë organizuar edhe jashtë shtëpisë ligjvënëse shqiptare. Protestuesit në një moment përçanë kordonin e parë policore dhe ishte e nevojshme formim të kordonit tjetër për të penguar hyrjen në brendinë e Parlamentit.
Me një fjali të shkurtër, thënë shpejt përpara mikrofonit, në kushte aspak normale të një seance plenare, Arta Marku është betuar Kryeprokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë. Menjëherë pas betimit, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, mbylli seancën e sotme.