(Video) Ja si do të duket qendra e re „Skopje East Gate“ në vlerë prej 350 milionë euro


Në Shkup së shpejti pritet të fillojnë punimet për qendrën e re tregtare „Skopje East Gate“ që do të financohet nga „Bellfin Group“, të njejtët që ndërtuan Skopje City Mall. Siç raportojnë mediat shqiptare, ky investim do të arrijë vlerën prej 350 milionë euro dhe do të jetë i përbërë prej 10 blloqeve residenciale, 5 lloje ndërtesash për qëllime biznesi.

Qendra e re elitare në strukturën e saj do të përmban 250 dyqane në të cilat do të punësohen rreth 2000 persona. Sipas paralajmërimeve në këto dyqane do të jenë markat më të njohura botërore.

Ky projekt modern në fakt siç paralajmëruan nga „Balfin Group“ do të jetë i pari në rajon që në një vend do të bashkojë banesat për të jetuar dhe vendin e punës.

Për më tepër ndiqni videon në vijim: