(Video) Ish-basketbollisti Rodman i emocionuar nga takimi Trump -Jong Un

Ish-basketbollisti dhe ylli i NBA-së Dennis Rodman përveç që viteve të fundit njihet si mik i ngusht i kryetarit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un, ai udhëtoi në Tajlandë për të ndjekur nga afër takimin historik mes kryetarit të SHBA-së dhe Koresë Veriore.

Siç lajmërojnë mediat botërore, Rodman u emocionua shumë nga ky takim , ai për “CNN” deklaroi se Kim Jong Un ka besim të plotë tek ai dhe vlerëson miqësinë me të.

“Mendoj se kryetari i SHBA-s Donald Trump do ta kupton se qytetarët e Koresë së Veriut kanë zemër siç ka dhe kryetari i tyre. Donald Trump duhet të jetë i sinqertë me të, me qëllim që kryetari Jong Un të bindet dhe takimi të kaloj në atmosferë shoqërore”, deklaroi Rodman.