(Video) Gruaja e Kontes ndërpret press-konferencën e Çelsit


Antonio Konte mund të mbyllë në fund të këtij sezoni aventurën me Çelsin, por strategu italian do të mbahet mend për konferencën e sotme për shtyp. Ai ka shkaktuar një moment shumë zbavitës, teksa ishte duke folur për sfidën e radhës ditën e enjte që skuadra e tij do të luajë kundër Burnleit, mori një telefonat nga bashkëshortja e tij.

E ndërsa po jepte mendimin e tij, telefoni nisi të bjerë.

“Është gruaja ime. Gjithnjë telefonon në momentin më të papërshtatshëm. Më vjen keq. Mund të më gjobisni. Kërkoj ndjesë pasi unë mërzitem kur diçka e tillë ndodh me ndonjërin nga ju”, deklaroi tekniku i “bluve” të Londrës me një italishte të cunguar.

“Të duhet që të marrësh një shishe qumësht”, i tha njëri prej gazetarëve të pranishëm.