(VIDEO) Goditet me vezë Edi Rama!


Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa goditi me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Kreu i qeverisë sapo kishte marrë fjalën, kur deputeti u turr drejt foltores së Kuvendit dhe hodhi vezën.

“Këtë e ke për studentët”, tha Hasa kur goditi Ramën.